0%

cedX

Center For Education and Development X

We are sorry but it looks like your Browser doesn't support our website Features. In order to get the full experience please download a new version of your favourite browser.

Robotika

Robotika

Përmbledhje
Robotika për fëmijë përdor argëtimin për të nxjerrë aftësitë krijuese të fëmijeve tuaj.
Në çdo orë-klase të Robotikes, fëmija juaj do të mësojë se si të ndërtojë dhe programojë një robot të ri duke lënë kreativitetin dhe imagjinatën e tyre të lirshme. Kur robotët marrin formë, ata zbulojnë se si të aplikojnë konceptet e programimit kompjuterik, për të lëvizur robotin e tyre.
Pjesëmarrja e fëmijeve tuaj në këto aktivitete krijuese dhe sfiduese nxit dashurin për shkencën, teknologjinë dhe inxhinierinë që në një moshë të re.

Ndërtimi
Edukim dhe zhvillim i bazuar në një program i cili sjell konceptet e Shkencës, Teknologjisë, Inxhinierisë dhe Matematikes të bashkuara duke përdorur pjesë ndërtuese të materialeve adekuate për fëmijë.
Një rrugë ideale për të njohur nxënësitë e rinjë me teknologjinë e përditshme dhe për t’u mundësuar atyre që të kuptojnë se si funksionojnë në të vërtetë gjërat rreth tyre.

Inxhinieria
Njofton nxënësit me konceptet e thjeshta dhe fillestare të makinave gjë e cila ju ndihmon në kuptimin e mëtutjeshëm të aspekteve mekanike gjatë ndërtimit të robotove.
Ky program përfshin mësimin dhe ndërtimin e modeleve bazë të mekanikës si gomat,levat,pulleys e të tjera si dhe përparimin e mëtutjeshëm përmes aktiviteteve që përfshijnë ndërtimin dhe testimin e modeleve të punës si : orët, mulli(apo helikopter), ecjen etj.

Elektronika
Një program inovativ dhe edukativ i dizajnuar për t’i mësuar fëmijët me parimet bazë të elektricitetit dhe elektronikës në një mënyrë argëtuese.
Fëmijët mund të eksplorojnë ne elektronikë duke kryer projekte të thjeshta dhe interesante, në mënyrë praktike dhe eksploruese, nën përkujdesjen dhe menaxhimin e udhëheqësit.

Bazat e Robotikës
Trajton dhe njofton nxënësit me bazat e robotikës.
Ky kurs është projektuar për të ndërtuar dhe zhvilluar njohuritë për robotikën dhe programimin si dhe për të mësuar ose përforcuar konceptet themelore në shkencë, matematikë, teknologji dhe inxhinieri (STEM).

Kodim
Një program i ri dhe kreativ kompjuterik që përdor SCRATCH përmes një qasje të bazuar në dizajn(apo një dizajn i bazuar në qasje të të mësuarit).Scratch është një gjuhë grafike programimi e zhvilluar në Laboratorin e Media Institute of Technology (MIT) që përdoret në mbarë botën nga mësimdhënësit për të mësuar programimin kompjuterik baze.
Scratch përfiton nga avancimi në fuqinë informatike dhe dizajnin inovator ashtu që të bëj programimin e kompjuterëve më tërheqës dhe të aksesueshëm(më të lehtë në përdorim) për fëmijët të cilët mësojnë të programojnë.
Përveç kësaj, stili i tij i animuar,qasja me theks të pasur dhe llojet e medias si tingulli dhe grafika e kanë bërë atë më të njohur si mënyrë tërheqëse dhe zbavitëse për të përkushtuar nxënësit e rinj në informatikë dhe shkencë.

3D Modelimi
Teksa printimi 3D po ndryshon botën, cedX është zotuar të ju sigurojë gjeneratave të ardhshme njohuri dhe përvojë adekuate për të përdorur këtë teknikë të re .
iDesign është një mjet edukativ revolucionar që kap interesin dhe entuziazmin e fëmijëve përmes të cilit të gjitha llojet e informacionit mund të interpretohen në 3 dimensione.
Programi iDesign u mundëson fëmijëve, të jenë 3D dizajnerë, artistë dhe mbi të gjithë inovatorë.

Kohëzgjatja: 3 muaj
Çmimi: 25 EUR për muaj
Ligjërues: Edon Zeqiri

Apliko Tani

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *