0%

cedX

Center For Education and Development X

We are sorry but it looks like your Browser doesn't support our website Features. In order to get the full experience please download a new version of your favourite browser.

Programimi në Java

Programimi në Java

Përmbledhje
Arkitektura unike e Java-s u mundëson programerëve të zhvillojnë një aplikacion të vetëm që mund të përdoret në platforma të shumëfishta në mënyrë të besueshme dhe të përsosur. Në këtë trajnim praktik, studentët fitojnë njohuri të gjërë në Java dhe veçoritë e tij të orientuara në objekte. Studentët mësojnë të përdorin gjuhën programuese Java për të analizuar, identifikuar dhe zgjidhur probleme.

Deri në fund të këtij kursi studenti do të duhej të mësojë:
– Si të përdorë/shfrytëzojë Gjuhën Programuese Java që të analizojë,
identifikojë dhe të zgjidhë probleme
– Sintaksën e Gjuhës Programuese Java
– Si të lexojë dhe të kontrollojë (debug) një program në Java
– Programimin e orientuar në objekte
– Të trajtojë përjashtimet (Exceptions)
– Të krijojë, lexojë dhe shkruajë fajlla (java.io)
– Të ketë njohuri bazike në programimin konkurent

Përmbajtja e trajnimit:
– Hyrje në Gjuhën Programuese Java
– Si të shkruhet rezultati (outputi) në një konsolë. Komentimi i kodit Java
– Llojet e thjeshta të të dhënave
– Variablat dhe Konstantet
– Barazia dhe operatorët logjikë
– Deklaratat e Kushtëzuara
– Deklaratat e Përsëritshme. Unazat while. Unazat do/while. Unazat for.
Unazat for each.
– Hyrje në Vargje (Arrays)
– Vargje (Arrays) shumë dimensionale
– Hyrje në programimin e orientuar në objekte
– Klasat dhe Objektet
– KlasatAbstrakte
– Trashëgimia
– Interfejsët
– Polimorfizmi
– Enkapsulimi
– Klasat Nested (Klasat e Brendshme dhe Klasat Nested Statike) – Klasat Nested (Klasët lokale dhe Klasat Anonime)
– Hyrje në Collections dhe Generics të Java dhe përodimi i tyre
– Përjashtimet (Exceptions)
– Leximi dhe shkrimi fajllave tekstual
– Hyrje në Programimin Konkurent

Niveli i aftësive: Niveli fillestar
Mosha e kërkuar: 15+
Kohëzgjatja: 62 orë
Çmimi: 160 EUR
Ligjërues: Edmond Laja, Edison Rama

Apliko Tani

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *